Ekspozita ‘Petalet e panumërueshme’, arti që ndryshon perceptimet

5 Prill 2024 | 17:34

Është çelur në galerinë “Zeta” ekspozita e artit bashkëkohor, “Petalet e panumërueshme” e cila do te qendroje e hapur per publikun deri me 5 Maj.

Është çelur në galerinë “Zeta” ekspozita e artit bashkëkohor, “Petalet e panumërueshme”. Kuratorët Markus Waitschacher (Vaitshaher) dhe Endri Dani kanë përzgjedhur 11 artistë, 6 shqiptarë dhe 5 austriakë përmes konceptit të luleve si gjenezë e natyrës.

Në këtë ekspozitë  artistet shqiptare shfaqen përkrah artistëve austriakë, duke bashkuar breza, qasje e mediume artistike që përmes imazheve dhe koncepteve kërkojnë të rrisin ndërgjegjësimin për natyrën, duke e përjetësuar në vepra.

“kjo ekspozitë i kushtohet luleve. Fatmirësisht jemi ende të rrethuar prej tyre edhe pse ndonjëherë, lulet duhet të udhëtojnë gjysmën e planetit tonë për të qenë me ne, duke u pjalmuar nga pajisjet elektronike dhe duke vuajtur shumë nga sjellja jonë.

Një prej veprave tregon anët e ndryshme të luleve dhe parave. Kartëmonedhat janë të fshehura, sa duket vetëm dekorimi me lule. Të përdorura dhe të keqpërdorura nga pushtetet politike – në anën e pasme të tyre shohim ndër të tjera presidentë, ministra por edhe diktatorë, kolonizatorë dhe simbole politike, të ndërthurura”.

Të pranishëm në çeljen e ekspozitës ishin edhe ministrja austriake e Integrimit Karoline Edlstadler  dhe ministri Austriak i Ekonomisë Martin Koher. Në fjalën e tyre ata folën për artin si urë bashkuese mes vendeve dhe pohuan mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.

“Flasim gjithmonë për ekonominë, politikën, paqen, prosperitetin, por nuk duhet të harrojmë se mënyra më e vjetër për të mbushur hapësirat që na ndajnë janë arti dhe kultura’’

Ekspozita me vizatime, piktura, skulptura dhe video e cila çelet në kuadër të nismës austriake “të imagjinosh dinjitetin” e cila synon përmes artit të ndryshojë perceptimet, qasjet kundrejt natyrës, ambientit dhe ekosistemit do të qëndrojë e hapur për publikun deri me 5 Maj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026