Serbia formon ekipin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Serbia ka formuar grupin punues që është thënë se do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës.
Grupi punues u formua me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë seancës të mbajtur më 5 prill në Qeverinë serbe.
“Ky grup punues ka mbajtur mbledhjen e parë”, u tha në një njoftim të Qeverisë serbe.
Grupi punues do të udhëhiqet nga Ivica Daçiç, që është kryediplomati i Serbisë, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç.
Anëtarë në këtë ekip do të jenë edhe ministrja serbe për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviç, dhe ministri i Tregtisë, Tomisllav Momiroviç.
Formimin e këtij grupi e kishte paralajmëruar Vuçiçi një ditë më parë. Ai ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të bashkojnë forcat për të parandaluar anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ne kemi detyra të vështira dhe të rëndësishme, dhe do të kërkoja nga të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht se çfarë funksionesh do të kryejnë pas formimit të Qeverisë së re, të punojnë me përkushtim në kryerjen e këtyre detyrave”, deklaroi Vuçiç një ditë më parë gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë serbe.
Bashkimi Evropian nuk ka komentuar planet e Serbisë për të tentuar që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Më 5 prill, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, u pyet nëse veprime të tilla të Serbisë përbëjnë shkelje të marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve – të arritur një vit më parë – por, ai nuk deshi të komentojë.
“Nuk dua të hyjë në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiç. Unë mund të përsëris se, bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, si Serbia ashtu edhe Kosova duhet pa vonesa të tjera të nisin të zbatojnë marrëveshjen për të cilën ishin pajtuar para më shumë se një viti në Ohër. Kjo është me rëndësi të madhe. Kur bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, çështjet e anëtarësimit i takojnë Këshillit të Evropës”, tha Stano.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet