“Po të bashkohen tokat do quhet tradhti”, Tahiri: Zgjidhja, të forcojmë shtetet
Ish-kryenegociatorja në dialogun e Kosovës me Serbinë Edita Tahiri komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me mendimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë për bashkimin kombëtar.
Sipas saj se bashkimi kombëtar kalon në zhvillimin e Kosovës dhe Shqipërisë si shtete sipas modelit gjerman me forcimin e ligjit dhe demokracisë.
Kur të forcohen në këto parametra, nënvijëzoi Tahiri, nuk ka nevojë shumë të pyetet a po na përkrahin për bashkim kombëtar.
“Kosova ka pavarësuar një pjesë të rëndësishme të kombit dhe njeh kompleksitetin e paradigmës kombëtare. Pavarësia nuk erdhi vetëm pse ne luftuam, por edhe sepse ishte kohë e ndryshimeve të mëdha ndërkombëtare. Përfundoi lufta e ftohtë, ra sistemi komunist që ndikuan në rënien e Jugosllavisë janë rrethanat. Nuk është e qartë çfarë po ndodh në rendin e ri botëror ku kemi hyrë, disa linja të mendimin, siç mendoj edhe unë, thonë se kemi të bëjmë me luftë të re të ftohtë, jemi në garën e tokave. Për të marrë tokat ne nuk jemi të fuqishëm, as Kosova, as Shqipëria. Mendoj se bashkimi kombëtar kalon në zhvillimin e Kosovës dhe Shqipërisë si shtete sipas modelit gjerman; formimi i ligjit, demokracisë. Kur të forcohen në këto parametra, nuk ka nevojë shumë të pyetet a po na përkrahin për bashkim. Bashkimi i të gjitha tokave mund të bëhet, por po të nisë si referendum do quhet tradhti, ndaj duhet ta fillojmë nga forcimi i shteteve; ishim të zotët të ndryshonim gjeopolitikën, ishim 1 shtet tani jemi 2”, tha Tahiri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale