Amnistia penale, Kthupi: Cilët janë zyrtarët e dënuar nga GJKKO që përfitojnë

6 Prill 2024 | 20:53

Temë e emisionit Review në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte kalimi në parlament i ligjit për amnistinë penale.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Rezart Kthupi, tha se nga ligji përfitojnë të gjithë zyrtarët e shtetit që nuk kanë qenë titullar institucioni, por që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion.

Duke marrë si shembull konkret tenderin e uniformave të policisë, juristi tha s enga amnistia përfitojnë të gjithë zyrtarët që janë dënuar për shkelje të barazisë në tendera.

“Çdo pjesëmarrës i njësisë së prokurimit, i vlerësimit të ofertave që ka shkelur tenderin për hir apo llogori të drejtorit, apo për llogari të tij, dhe është dënuar nga Gjykata Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin sot përfiton 1 vit e gjysmë ulje dënimi.

Çdo person që nuk është titullari i institucionit përfiton nga amnistia. U bë shamatë e madhe për tenderin e uniformave të policisë, ku u dënuan 7 apo 12 zyrtarë, të gjithë ata përfitojnë. E njëjta gjë vlen për çdo tender dhe çdo zyrtarë që është dënuar për shkelje të barazisë në tendera. Amnistia është parim”, tha Kthupi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026