“Riskoni, merreni përsipër burgun”- Lapaj: Mesazhi që u jepet zyrtarëve nga amnistia
Adriatik Lapaj, drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, ku analizoi ligjin për amnistinë penale që u votua me 110 vota pro në parlament.
Lapaj tha se deputetët e maxhorancës dhe opozitës u bënë bashkë për të zhbërë punën dy-vjeçare të sistemnit të ri të drejtësisë. Avokati tha se nga kjo amnisti përfitojnë të gjithë zyrtarët, jo të lartë, që janë dënuar nga GJKKO për abuzime me tenderat.
Sipas tij, kjo amnisti ka si qëllim inkurajimin e vartësve në institucione të ndryshme për të firmosur kërkesat abuzive të shefave të tyre, duke i premtuar uljen e dënimit përmes parlamentit.
“Mesazhi që jep është ky, këta shefat e politikës që marrin vendime në parlament u thonë vartësve të tyre që “nuk ka problem të firmosni nëpër komisione tenderash, nuk ka problem të bëheni mish për top për ne, pasi ne shefat tuaj, mblidhemi një ditë në parlament dhe i zhbëjmë ato vendimet e gjykatave edhe ua ulim dënimin”. U thonë “riskoni, merreni përsipër dhe burgun se ne e kemi në duar e zhbëjmë. Ky është mesazhi i parë që jepet me amnistinë. Mesazhi i dytë që jepet është një dekurajim që u bëhet institucioneve të reja të drejtësisë, sepse në momentin që instiutucionet e drejtësisë, me ato mangësitë e veta, çojën përpara drejtësisi 5 veta dhe ti mblidhesh si parlament dhe u ul dënimin, ti u thua atyre prokurorëve “kot lodheni se e kemi ne në dorë, e bëjmë ligjin si të duam”. Dhe momenti i tretë është tallja me paratë e qytetarëve shqipatrë. Ata prokurorët e SPAK-ut paguhen si frëngu pulën dhe ata gjyqtarë të GJKKO nga populli më i varfër i Evropës, paguhen si frëngu pulën, dhe këta një investim miliona euro e hedhin dëm. Hedhin dëm punën 2-vjeçre të një strukture të tërë”, tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Amnistia penale, Kthupi: Cilët janë zyrtarët e dënuar nga GJKKO që përfitojnë
- Lapaj: Manja dhe Bardhi gënjyen, amnistia do lirojë zyrtarët e dënuar nga GJKKO
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë