Futsall| Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore me Rumaninë në prill
Në muajin prill, Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Rumanisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi, ku thuhet se është arritur një marrëveshje me Federatën e Rumanisë që këto ndeshje të luhen në datat 13 dhe 14 prill, në ora 18:00 në Bukuresht.
Ndërkohë në fund të muajit maj, Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të njohë kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e kampionatit Europian.
Njoftimi i FSHF:
Në muajin prill, Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Rumanisë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur një marrëveshje me Federatën e Rumanisë që këto ndeshje të luhen në datat 13 dhe 14 prill, në ora 18:00 në Bukuresht.
Kuqezinjtë do të grumbullohen në Rumani më datë 12 prill, ku do të përgatiten dhe do të zhvillojnë takimet miqësore. Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Erind Resuli këto teste miqësore shërbejnë edhe si një provë gjenerale para kualifikueseve të Kampionatit Europian të Futsallës, pasi Rumani është një nga ekipet më të forta në Europë.
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të njohë në fundin e muajit maj kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e kampionatit Europian. Duelet kualifikuese do të nisin në muajin dhjetor.
Ndeshjet miqësore janë shumë të rëndësishme pasi i japin mundësi trajnerit të Kombëtares së Futsallit, Erind Resuli dhe stafit teknik, që të shohin nga afër gjendjen e lojtarëve dhe të provojnë futbollistë të rinj, që mund të jenë të vlefshëm për Kombëtaren në kompeticionet e ardhshme zyrtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet