Qeveria e Kosovës përplaset me kandidatin e BDI për president, reagime në Shkup

8 Prill 2024 | 11:49

Qeveria e Kosovës ka sulmuar hapur kandidatin e BDI për president në Maqedoninë e Veriut, ministrin e jashteëm Bujar Osmani.

Zedhenesi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka akuzuar Osmanin se e sheh Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

“Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë z. Bujar Osmani. Një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fund, ky plan, nuk u bë plan i qeverisë. Deeskalimi ndodhi. Pa e dëmtuar sovranitetin e pa rrezikuar sigurinë”, shkruan Kryeziu.

Pas zëdhënësit të qeverisë ka reaguar edhe kandidati për president i Maqedonisë i mbështur nga Vetvendosje Arben Taravari i cii e quan Osmanin argat të Serbisë.

“Na vjen të gjithëve vështirë, kur një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, siç është Bujar Osmani, mban qëndrime të tilla antikombëtare në rastin e Kosovës”, shkroi ai.

I menjehëreshëm ka qenë dhe reagimi i Bujar Osmanit.

“Po ta dinte Arben Taravari se si është sintetizuar, përgatitur dhe miraturar plani nëntëpikësh i Kryesuesit të OSBE-së për deeskalim në veri dhe rolin e këtij plani për të parandaluar zgjidhje teritoriale për çështjet etnike në Kosovë, do mendonte dy herë para se të involvohet në lojra elektorale që nuk i njeh dhe që mund ta dëmtojnë shumë interesin e Kosovës! Kosova është çliruar me rezistencë dhe përpjekje të koordinuara. Dhe, liria dhe pavarësia e Kosovës mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara”, ka shkruar Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026