Tufa me euro në çorape e kokainë në mikrovalë, pamjet e goditjes së bandës shqiptare
Janë publikuar pamjet e operacionit ndëkombëtar antidrogë ndaj një bande shqiptare të trafikut të drogës në Itali dhe Gjermani. Operacioni çoi në pranga 13 persona, 3 prej të cilëve u arrestuan brenda territorit shqiptar, në Vlorë.
I titulluar “Sammogia”, operacioni ndërkombëtar u udhëhoq nga antimafia e Bolonjas në bashkëpunim me autoritetet në Shqipëri dhe Gjermani.
Tre prej shqiptarëve të arrestuar në Shqipëri, si pjesëtarë të këtij grupi të trafikut të drogës, janë shtetasit Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho.
Nga pamjet e publikuara nga autoritetet italiane shihet momenti kur gjatë arrestimit të narkotrafikantëve në Itali, antimafia gjen sasi të konsiderueshme parash të futura në çorape, si dhe kokainë brenda një pjate në mikrovalë.
Krahas trafikut të kokainës organizata shqiptare mundi të furnizohej edhe me sasi të konsiderueshme marijuane.
Banda shqiptare akuzohet se bënte trafik droge Gjermani-Itali dhe është mbajtur nën monitorim gjatë transportit të lëndëve narkotike.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit