Mbërrijnë 9360 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri
Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur 9360 doza të reja vaksinash nga kontrata që qeveria shqiptare ka me kompaninë Pfizer/BioNTech.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit Arben Ahmetaj ishin të pranishëm në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ për të pritur vaksinat ku dhe theksuan se procesi i furnizimit me to do të vijojë.
“Sot kemi edhe 9360 doza, të cilat vijnë nga kontrata jonë me Pfizer. Do të vijojmë me rivaksinimin, pra me dozat e dyta edhe do të përmbyllim gjithë pjesën e parë të vaksinimeve të kryera për stafet mjekësore edhe për të moshuarit në Shtëpitë e të Moshuarve, edhe për të moshuarit +80 vjeç, për të siguruar mbrojtjen e plotë. Nga ana tjetër, prej muajit prill do të vijojmë të kemi dozat sipas kontratës, dhe do të vijojmë me vaksinimin e kategorisë mbi 80 vjeç, për ta shtrirë edhe në grupmoshat e tjera,” – tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se deri tani janë mbi 80 mijë doza vaksine antiCOVID-19 që kanë mbërritur në vendin tonë, ndërsa priten furnizime të tjera në javët në vijim.
Ndërkohë, qeveria ka bërë një tjetër ndryshim ku lejon përdorimin e vaksinave që nuk janë të certifikuara nga Agjencia Amerikane dhe Europiane e Barnave.
Përmes një akti normativ të datës 12 mars, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime, ku aprovohen edhe trupa të tjera certifikuese të vendeve që prodhojnë vaksinën anti COVID-19 si dhe përdorimin e tyre në popullatë. Përfshirja e trupave të tjerë certifikues, i hap rrugë edhe vaksinave të tjera, sikurse mund të jenë vaksina ruse dhe kineze.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik