Analisti: Putin po bëhet gati të sulmojë Moldavinë!

9 Prill 2024 | 20:46

Analisti Argjend Zejnaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Rusia do ta ruajë botën serbe në rajonin e Ballkanit.

Sipas tij, dy janë momente këtë vit kur rajoni rrezikohet nga sulmet, në qershor kur mbahen zgjedhjet në BE ose në nëntor kur mbahen zgjedhjet në SHBA.

“Ose qershori kur do mbahen zgjedhjet në BE dhe të gjithë do jenë të përqendruar atje, ose nëntori kur do mbahen në SHBA këto mund të jenë 2 momente shumë të rrezikshme për rajonin e Ballkanit. Teorikisht të gjithë po përgatiten për një sulm të mundshëm te Moldavia, që pak kilometra e ndajnë nga ajo që ka okupuar Rusia në Ukrainë, ose në qershor ose në nëntor Transnistri do të provojë të shpallë pavarësinë dhe më pas do ndërhyjë Rusia për të ruajtur popullin e vet nga moldavët. Dodik gjithashtu do kërkojë të bëjë diçka më konkrete se deklaratat, fakti që ka kaq shumë takime, disa takime i kemi parë, disa që nuk i shohim. Rusia është ajo që do ta ruajë botën serbe në Ballkan”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026