“Kemi shkuar pranë humnerave”- Drejtuesja e garës së ‘çmendur’: S’ka pasur aksidente

9 Prill 2024 | 22:42

Julinda Dhamo, organizatorja e “Rally Albania 2021”, ka thënë se në Shqipëri ka pak ose aspak talente të zbuluara për garat me makina apo me motora.

Komentet Dhamo i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se duhet të ketë një pistë që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre, pasi atje edhe prindërit ndihen më të sigurt për sigurinë e tyre.

Ajo tha gjithashtu se në garat e “Rally Albania” kanë shkuar shumë pranë rrezikut, afër humnerave, por fatmirësisht nuk ka pasur aksidente.

Dhamo shtoi se aksidentet në këto sporte edhe mund të ndodhin, por duhet treguar kujdes.

“Nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por me ndërgjegjen që ti po investon në sport. Në momentin që dëgjojmë shifra të tilla, por mendoja sa e vështirë është të mbash sportin në Shqipëri. Dhe pse të mos vijë privati, sepse nuk mund të mbahen vetëm me buxhetin e shtetit.

Nëpër gara dhe kur të vijnë garat e Formula 1, ata që sjellin produktet që kanë lidhje me këtë lloj sporti, të dëshirojnë të paguajnë. Ne kemi të paktën në këto dy sporte, gara me makina dhe motora, janë shumë pak talentet në Shqipëri. Janë të lidhur pak edhe me frikën që kanë prindërit dhe nuk i lënë të zhvillojnë pasionin e tyre. Por edhe nuk kanë pasur vendin ku ta zhvillojnë, pistën. Aty edhe prindërit janë më të sigurt.

Përshembull me motora, duhet hequr ai koncepti që motori të vret. Nëse ti je i veshur, nuk abuzon, s’ke pse të kesh frikë. Ne deri tani kemi patur fatin me garat e Realy Albania, që të themi që kemi shkuar edhe gati nëpër humnera, në lartësi të larta dhe nuk ka pasur aksidente të tilla. Mund të ketë, por është treguar edhe kujdes. Ti nuk futesh dot në një garë, nëse nuk ke disa kushte për atë garë”, tha Dhamo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024