“Jepni sadaka, të gjithë duhet të hanë drekën e Bajramit”- Ylli Gurra

10 Prill 2024 | 08:17

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festa më e rëndësishme e këtij komuniteti, ose siç njihet ndryshe edhe Bajrami i Madh.

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, u shpreh se muaji i Ramazanit ishte përbashkues.

Mes tjerash ai u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që të bëjnë sadaka në mënyrë që të gjithë të hanë drekën e Bajramit.

“Ramazani është përbashkues. Në harkun e 30 ditëve bashkohen me agjërimin. Është një adhurim unifikues, gjithëpërfshirës. Ramazani është një lajmotiv shumë i madh për besimtarët myslimanë. Ajo që shoqëron atmosferën e sotme, vijon me drekën dhe darkën e Bajramit. Të gjithë bashkohen për të ndarë gëzimin dhe harenë e kësaj dite me njerëzit e zemrës, po pa harruar që duhet të bëjnë sadaka, në mënyrë që të gjithë të hanë drekën e Bajramit”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024