Elon Musk “vjen” në Shqipëri, “Starlink” nis ofrimin e shërbimit në vend

10 Prill 2024 | 09:33

Multimiliarderi Elon Musk deklaroi se kompania e tij “Starlink” ka filluar të ofrojë shërbimin e saj në Shqipëri.

Musk e dha lajmin ditën e djeshme në rrjetin social X, ish-Twitter, kompani të cilën gjithashtu ai e zotëron.

Sipas të dhënave të publikuara ne media paneli që vendoset në tarracën e banesës kushton 425 mijë lekë të vjetra plus 24 mijë lekë të vjetra posta. Ndërsa pagesa mujore është 65 mijë lekë të vjetra në muaj. Këto çmime janë të reduktuara për Shqipërinë pasi për shembull në Shtetet e Bashkuara çmimi mujor për shërbimin është 100 dollarë në muaj.

Panelet në fjalë marrin internet direkt nga mijëra satelitët që Elon Musk ka ngritur në hapësirë. Shpesh herë ato kanë kaluar mbi Shqipëri dhe kanë krijuar sensacion, ku rrjetet sociale janë mbushur me foto dhe video ku fillimisht dyshohej për aktivitet jashtëtokësor, por më pas u mësua se ishin satelitët e Elon Musk.

Shpejtësia e downloadimit varion nga 120-500 mb/s. Kjo shpejtësi është e konkurueshme me planet që ofrohen sot në shtëpitë e shqiptarëve. Sigurisht që çmimi është më i shtrenjtë se kompanitë që ofrojnë shërbim interneti me fibër në Shqipëri.

Por Starlink është dizenjuar për zonat rurale të cilat nuk kanë akses në internet të shpejtë. Ose për rulotat, ku platforma montohet sipër, dhe ju mund të keni internet kudo që të shkoni, edhe në zonën më të humbur, për sa kohë paneli shikon nga qielli.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026