Takimi i Macron me Vuçiç, Canaj: Franca ka investuar në Serbi, do e mbrojë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po qëndron në Paris, ku u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron
Gjatë konferencës për media pas takimit me Macronin, Vuçiç foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Udhëheqësi serb pretendoi se Serbia ka përmbushur “tre gjëra” sa i përket Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të arritur vitin e kaluar dhe parakusht i saj, sipas tij, ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që Kosova nuk e ka përmbushur.
Ish-diplomati Blerim Canaj, e ka komentuar këtë në një intervistë për Euronews Albania, duke thënë se nuk mund të presim që shtetet të prishin marrëdhëniet me shtetet e tjera për shkak se i intereson Kosovës.
Mes tjerash ai theksoi Franca ka investuar miliarda euro në Serbi dhe sipas tij ajo do e mbrojë investimin e saj.
“Përderisa Vuçiç bën një pazar me një shtet të NATO-s, natyrisht mundësia e lojës me dy karrige ia mundëson këto Vuçiç sidomos kur dihet që Franca nuk e sheh me antipati Serbinë. Nuk mund të presim që shtetet të prishin marrëdhëniet me shtetet e tjera për shkak se ne kemi dëshirë që të na kenë më simpati. Duhet ta shohim si një akt tregtar sepse janë disa miliarda që përfiton Franca.
Duhet ta kemi parasysh që Franca dhe shumë shtete tjera kanë miliarda të investuar në Serbi. Po të vihet puna te një situatë më në krizë, natyrisht që të gjitha shtetet do e mbrojnë investimin e tyre. E kemi parë që Gjermania ka një përafrim me Shqipërinë dhe tani e kemi Francën e cila e ka një përafrim me Serbinë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar