Qasja raciste e Policisë| BE: Ndalohen më shpesh të rinj nga pakicat dhe myslimanë

10 Prill 2024 | 14:47

Agjencia për të Drejtat Themelore e Bashkimit Evropian, FRA, tha se qasja raciste e policisë “është gjerësisht e nënraportuar në BE”.

Në një raport të publikuar të mërkurën, agjencia me bazë në Vjenë tha se shumica e vendeve të BE-së “nuk kanë burime zyrtare të të dhënave për incidentet raciste dhe diskriminimin që përfshin policinë”.

Sipas raportit, vetëm disa vende i kanë regjistruar incidentet e racizmit policor veçmas.

Prej tyre, vetëm Gjermania, Republika Çeke dhe Holanda i publikojnë të dhënat.

Raporti bazohet në hulumtimet e mëparshme nga FRA-ja, që tregojnë se policia më së shpeshti ndalon të rinj, pakica etnike, myslimanë ose njerëz që nuk identifikohen si heteroseksualë.

“Numri i incidenteve të regjistruara të racizmit policor është shumë i ulët”, thuhet në raport, shkruan REL.

“Kjo e bën të pamundur vlerësimin e çështjes”, sipas tij.

FRA tha po ashtu se, në vitet e fundit në BE, disa njerëz me prejardhje nga pakicat etnike janë qëlluar për vdekje “pas ndërveprimit me policinë”.

Raporti vuri në dukje se shumë vende evropiane kanë mbikëqyrës policorë, por se shumë prej tyre nuk janë të pavarur.

Ai u bëri thirrje vendeve që ta rrisin diversitetin në forcat policore.

Në vitin 2022, FRA-ja bëri një anketë mes njerëzve me origjinë afrikane, në 13 vende të BE-së, në lidhje me ndalimin nga policia.

Anketa gjeti se numri më i madh i njerëzve me origjinë afrikane të ndaluar, ishte në Austri, pastaj në Gjermani dhe Irlandë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026