Ambasadorja e Kinës vizitë në kompaninë Bankers: Një rast suksesi në Shqipëri
Ambasadorja e Kinës, znj.Pang Chunxue dhe Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi kanë vizituar mjediset e kompanisë Bankers Petroleum Albania, biznesit më të rëndësishëm kinez në Shqipëri dhe gjithashtu në rajonin e Fierit.
Bankers prodhon aktualisht mbi 85% te totalit të naftës në vend dhe punëson mbi 1500 persona duke kontribuar ndjeshëm në ekonomine vendase.
Kreu i bashkisë theksoi se falë ecurisë pozitive të Bankers në vend, qarku i Fierit planifikon të tërheqë investitorë të tjerë kinezë në fushën e shëndetësisë, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.
Gjatë vizitës në terren, ambasadorja vlerësoi se Bankers është projekti më i madh kinez në Shqipëri dhe mbetet një rast suksesi.
“Për mua është mbresëlënëse të shikoj çfarë kompania po bën në zhvillimin e këtij aseti përmes investimeve në teknologjitë më të fundit për prodhimin e naftës. Bankers ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për ekonominë e Shqipërisë dhe unë jam besimplote që kompania do të ketë një të ardhme shumë të mirë duke rritur edhe më shumë impaktin pozitiv në vend”, deklaroi ambasadorja.
Nga ana tjeter CEO i kompanisë, Bankers Petroleum Albania, Huanqin Xiao, evidentoi se viti 2024 do të jetë padyshim një periudhë transformuese për kompaninë më të madhe të prodhimit të naftës në vend.
“Ne sapo kemi nisur aplikimin e teknologjisë së re për prodhimin e naftës përmes injektimit të avullit duke mos u bazuar më vetëm tek nxjerrja e naftës nga metoda e zakonshme konvencionale. Rezultatet janë optimiste ku po prodhojmë 25 tonë/ ditë në javët e para”, deklaroi CEO i Bankers.
Bankers synon që me anë të teknologjisë së re të rrisë deri në 800 mije tonë në vit prodhimin e naftës përgjatë 5 viteve të ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal