Zgjerimi i gamës turistike në Sarandë, nisma e operatorëve për të zgjatur sezonin

11 Prill 2024 | 16:53

Saranda dhe Ksamili mbeten dy nga destinacionet e preferuara të verës, për pushuesit vendas dhe të huaj.

Por operatorët vendas atje nuk janë mjaftuar me kaq, duke krijuar një platforme rajonale që çon turistët ne Delvinë, Konispol dhe Finiq. Në këtë mënyrë rajoni përfiton nga numri i lartë i pushuesve të Sarandës dhe Ksamilit, ndërsa këto të fundit zgjerojnë gamën e produktit që ofrojnë duke zgjatur kështu edhe sezonin turistik.

“Visit Saranda është partneriteti rajonal që përfshinë Konispolin, Delvinën, Finiqin. Bizneset e rajonit duan të kontribuojnë për një shërbim më të mirë, dhe duan të kontribojnë që të zgjatet sa më shumë sezoni turistik sepse zgjidh një sërë problemesh të tjera si punësimi. Saranda dhe Ksamili e kanë krijuar imazhin që sjellin turist enkas. Tani a mundet që Delvina, Konispoli, Finiqi të mund të përfitojnë nga ky fluks i madh i turistëve? Dhe a mundet Saranda që nga bashkitë komshije të zgjasi sezonin turistik?”, tha Soraldo Nebo, operator turistik.

Nisma “vizito Sarandën” po tenton të kthehet në alternativë turistike, zona që më parë nuk mendohej se mund të ofronin diçka me interes turistik.

“Përveç detit kemi mandarinat, turin e mandarinës një eksperiencë fantastike që turisti shkon në fermë dhe përfshihet në proces duke vjelë mandarina dhe konsumon ushqimet e zonës. Kemi Finiqin me historinë e tij, kemi natyrën me Syrin e Kaltër, Delvinën me bimët medicinale, ku edhe aty përfshihen në proces duke mbledhur rigon, pastaj kemi fermën e gomaricave, ku aty provojnë qumështin e gomaricës dhe produktet, por që gjithmonë baza ngelet deti”, tha Soraldo Nebo, operator turistik.

Për këtë lloj turizmi larg qendrës së qytetit më të interesuar duken turistët e huaj.

“Turistët europian, turistët e moshës së re e duan shumë, e duan eksperiencën dhe kjo i shkon për shtat e Sarandës e Ksamilit”, tha Soraldo Nebo, operator turistik.

Numri jashtëzakonisht i lartë i turistëve në Sarandë dhe Ksamil po shtyn operatorët turistik, të sjellin alternativa të reja turistike edhe në zonat periferike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026