Gripi i shpendëve, Tomini: Ka aftësinë të kalojë edhe te njeriu

11 Prill 2024 | 20:40

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini, është shprehur se gripi i shpendëve është një virus që ka aftësinë të transmetohet edhe te kafshët e tjera, por edhe te njeriu.

Komentet Tomini i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se në SHBA është vënë re transmetimi i virusit nga zogjtë te lopa e njeriu.

“Gripi i shpendëve apo H5N1 është një nga format më të zakonshme të gripit të shpendëve, por që nuk mbetet vetëm në kuadrin e kësaj specieje. Por që ka aftësinë të transmetohet edhe te njerëzit, te individët që manipulojnë me shpendët, apo kanë kontakte me shpendët e sëmurë, pra që e kanë virusin e H5N1, por që ndërkohë mund të transmetohet edhe në kafshë të tjera.

Që në këtë rast është shembulli tipik si ai i evidentuar në SHBA, ku u evidentua edhe në qenien humane, apo në një nga punëtorët që manipulon me kafshët e gjedhët. Është vënë re transmetimi nga zogjtë te lopa e njeriu. Nuk përjashtohen rastet e transmetimit të infeksionit nga shpendët e sëmurë te kafshët e tjera, përfshi edhe njeriun”, tha Tomini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026