Turizmi në Shqipëri/ BB: Kriza e punës në treg, provë zjarri mes fluksit e shërbimit
Turizmi është sektori që do të vendosë në provë ekonominë e vendit tonë këtë vit. Për Bankën Botërore, sfida qëndron në menaxhimin e sektorit, me fuqi punëtore, shërbime dhe paga konkurruese.
Rritja ekonomike e mbështetur në turizëm dhe pasuritë e paluajtshme, për Bankën Botërore, përbën sfidë për Shqipërinë, në mënyrë që këtë ecuri ta përcjellë edhe në degë të tjera, për të mos ngecur në stanjacion ekonomik.
Në raportin e fundit që analizon ekonominë e vendit tonë, institucioni me seli në Uashington vë theksin edhe tek kriza që po përjeton tregu i punës, veçanërisht në kushtet, kur rritja e pagave nuk është shoqëruar me rritje të produktivitetit. Në vitin 2023, Banka ka parë ngadalësim të punësimit, edhe pse në rajon, Shqipëria shënoi rritjen më të madhe në raport me vendet e tjera. Po ashtu është vënë re një tendencë rritëse e pagës si pasojë e rregullimit të çmimeve.
Gjatë prezantimit të raportit për Shqipërinë, Banka Botërore komentoi edhe iniciativën e qeverisë për të lehtësuar barrën tatimore për pagat e larta, duke sugjeruar një reformë të administratës tatimore, që do të nxiste tatimpaguesit drejt deklarimit të drejtë të pagave.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh