Ndërhyrja në TIMS, Hajdarmataj: Është vënë në dyshim besueshmëria e policisë
Ish-drejtuesi i policë Arben Hajdarmataj tha në një intervistë për Euronews Albania se ndërhyrja në sistemin TIMS është një akt shumë i rëndë që kërkon hetim të thelluar.
Hajdarmataj u shpreh se kjo ngjarje, ku sipas tij ka dorë politika, ka vënë në dyshim besueshmërinë e policisë së shtetit.
“Ajo që është më e rënda është mënyra se si ky zotëri ka ardhur në krye të këtij institucioni, nëse është i certifikuar, se sistemi që përdor policia është i certifikuar nga DSKI, është tepër sekret dhe personat që përdorin dhe kanë të drejta administrative për të hequr apo shtuar të dhëna duhet të jenë të certifikuar. Ka shumë institucione në policinë e shtetit që nuk kanë nevojë për certifikatë sigurie, kurse ata që kanë të bëjnë me marrjen dhe dhënien e informacioneve, ata që janë në pikat e kalimit kufitar patjetër janë të certifikuar dhe kanë 3 shkallë të sigurisë. Ajo që duhet të them që është shumë e rëndë, është tendenca që ai ka bërë për të ndërhyrë në sistem. Një aspekt tjetër është çështja e besueshmërisë brenda policisë. Imagjinoni çfarë dëmi i bëhet trupës policore kur të dhënat keqpërdoren nga një drejtor”, tha Hajdarmataj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta