Mori pjesë në protestat e dhunshme, ndalohet në veri të Kosovës serbi
Policia e Kosovës e ka ndaluar të shtunën Sreqko Sofronijeviqin në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak për pjesëmarrje në protestat e vitit 2021, të organizuara për shkak të zbatimit të një aksioni kundër kontrabandës me mallra.
Si pasojë e rritjes së tensioneve protestuesit janë përleshur, atëkohë, me zyrtarët policorë, dhe patën mbetur dhjetëra persona të plagosur nga të dyja anët, përfshirë Sofronijeviqin.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Sreqko Sofronijeviq akuzohet për “shkelje të rendit kushtetues” dhe se ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka vlerësuar se “terrori ndaj serbëve nga regjimi në Prishtinë po vazhdon”.
“Në atë listë të arrestuar janë më shumë se 80 persona në lidhje me sulmin ndaj rendit kushtetues, disa prej të cilëve mjekë, biznesmenë, përfaqësues politikë të popullit serb, drejtorë të institucioneve dhe institucioneve publike”, është thënë në reagimin e Listës Serbe.
Kjo parti u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që “të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë shtypjen e mëtejshme të serbëve”.
Për arrestimin e Sofronijeviqit ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke thënë se ndalimi i tij përbën “represionin më të fundit nga Policia e Kosovës”.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid