39-vjeçarja: Kur isha 6-vjeç babait i ofruan një apartament dhe 7 mln lireta për mua
Flora nga fshati Shulbater, e cila thuajse gjithë jetën e saj ka jetuar në kushte të veçanta fizike, shprehet se ky ‘problem’ i saji shpesh i është shndërruar në avantazh.
Ajo tregon se disa italianë e kanë kërkuar që ta marrin si aktore në filmat e tyre kur ka qenë 6- vjeç, duke i ofruar të atit një apartament në Tiranë dhe 7 milion lireta të atëhershme. I trembur nga ideja e trafikimit të organeve, babai i Florës ka refuzuar ofertën.
Gjithsesi, më pas Flora ka studiuar për t’u bërë aktore, gjë që i pëlqen shumë.
“Në ’90 më patën kërkuar italianët për filma, në moshën 6-vjeç. Më kërkuan për aktore,. Më gjetën rastësisht në spitale. I thanë babës të japim një apartament në Tiranë dhe 7 milionë lireta kanë qenë asokohe vetëm më jep këtë. I thotë baba sikur të më japësh krejt vendin, krejt Tiranën, fëmijën sta jap. Do ha bukë e kryp gjithë jetën dhe fëmijën s’ta jap”-u shpreh ajo, për emisionin “Real People” në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon