Balkan Talks | Muhamed Zekiri: S’ka Maqedoni të Veriut pa shqiptarët

12 Mars 2021 | 12:51

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar tension mes palëve politike. Mumamed Zekiri, nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut (LSDM) tregon për Balkan Talks arsyet e këtyre tensioneve.

“Tensioni e bën opozita maqedonase pasi nga shqiptarët duan të bëjnë regjistrimin, i cili duhet parë si statistikor, jo politik. Ka filluar regjistrimi i diasporës dhe duhet të regjistrohen të gjithë online, ku deri tani mbi 40 mijë janë regjistruar nga diaspora dhe në prill fillon regjistrimi brenda vendit,” – thotë nënkryetari i LSDM-së.

Në vitin 2012 dështoi regjistrimi i popullsisë pasi sipas z.Zekiri ai proces kaloi nga statistikor në politik.

“Është harmonizuar ligji sipas standardeve evropiani, në 2012 dështoi nga politizimi që ju bë regjistrimit, ku donin regjistrim jashtë ligjit dhe u ndërpre ky proces. Mendoj se duhet të dalim sa jemi dhe jo më shumë apo më pak dhe kjo nuk do kontestohet nga shqiptarët,” – shprehet z.Zekiri.

Polemikave të opozitës maqedonase për regjistrimi Muhamed Zekiri i përgjigjet duke thënë se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni të Veriut.

“Askush nuk e rrit dot numrin artificialisht, por ata kanë problem në mënyrën si mendojnë politikën. Maqedoni nuk ka pa shqiptarët dhe pa qytetarët e saj nuk ka shtet. Duhet ta shohin si proces statistikor, dikush ka probleme të tilla dhe del proteston. Të drejtat që ka fituar një komunitet do jenë gjithmonë dhe ne do e çojmë deri në fund këtë census,” – tregon z.Zekiri.

Gjatë intervistës gazetari Franko Egro e pyeti dhe për problemin me Bullgarin, për këtë çështje z.Zekiri tha se janë në bisedime.

“Interesi ynë si shtet është të zgjidhim çështjen më Bullgarin, që mos kemi probleme për integrimin në Bashkimin Evropian. Ne ishim gati për të hapur bisedimet, por inat i Bullgarisë e ndërpreu këtë, por ne jemi në kontakt me ta për të zgjidhur çështjen,” – shprehet z.Zekiri.

Ndërsa pyetjes se përse zgjodhën vaksinën kineze dhe ruse, z.Zekiri iu përgjigje se e bëmë për shëndetin e popullit, por drejtimi i tyre dihet që është drejt perëndimit.

Lexoni gjithashtu:

Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri: Opozita bllokon çdo gjë në lidhje me të drejtat e shqiptarëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026