Bushati: Si po përplaset Lindja dhe Perëndimi brenda Europës dhe islamofobia
Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se konflikti i fundit mes Izraelit dhe Iranit është një kambanë alarmi se ku po shkon rendi botëror.
Sipas tij, bota duket sikur po përjeton një Luftë të Tretë Botërore, që ka për karakteristikë zhvillimin e një sërë konfliktesh që në dukje janë rajonale por që kanë impakt shumë të madh.
“Kam përshtypje se po ambientohemi me konfliktet dhe luftërat, 2 vjet më parë na i duk i paprecedentë sulmi i Rusisë në Ukrainë dhe duket se na mungon sensi i kriticizmit. Ndoshta po jetojmë në Luftën e Tretë Botërore. Lufta e Tretë Botërore ka për karakteristikë zhvillimin e një sërë konfliktesh që në dukje janë rajonale, por që kanë impakt shumë të madh. Me luftën në Ukrainë, që nga çmimet e ushqimeve deri te nafta janë rritur, jeta është bërë më e shtrenjtë. Kemi një tkurrje të shtresës së mesme, valët e refugjatëve, që nga 2015 me konfliktin në Siri e në vazhdim. Kemi një përplasje mes Perëndimit dhe Lindjes brenda Europës për mënyrën se si ne i trajtojmë të tjerët, të ndryshmit. Dhe së fundmi kemi një rritje qoftë të antisemitizmit dhe islamofobisë që janë burime ushqimi për partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë dhe të mos harrojmë që ky është një vit zgjedhor në SHBA dhe BE. Sado që ne na duket si një luftë nga TV dhe sado po na kthehet në ‘këmishë për mish’, shihet qartë që rendi ndërkombëtar që përqafuam pas rënies së komunizmit ka marrë goditje të forta”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 09:21 OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit
- 09:16 Elon Musk rrezikon statusin e trilionerit pas rënies së aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)