Rrëfehet e sapombërritura nga Izraeli: Si e përjetuam sulmin nga Irani!

15 Prill 2024 | 19:23

Drejtoresha e Ministrisë së Turizmit Herida Duro, në një lidhje të drejtpërdejt për Euronews Albania, ka treguar se si e përjetuan sulmin nga Irani, pasi ajo ndodhej në Izrael në një projekt.

Ajo theksoi se ishin paralajmëruar për sulmin e mundshëm por për fat të mirë vendi ku ndodheshin ata nuk u sulmua.

Mes tjerash ajo theksoi se dhomat ku ndodheshin u jepnin siguri që brenda pak minutash të kalonin në tunelet e fortifikuara.

“Ajo që ndodhi është se  u nisëm për një prezantim shumë të bukur të Shqipërisë. Dita e parë ishte sipas programit që kishim.  Pas  këtij takimi ndodhi ajo që ne në fakt nuk e prisnim. Na u komunikua që në në 48 orët që do të pasonin do të kishte një sulm të mundshëm nga iranianët. Ishim pak orë të të tensionuar.

Ne ishim të gjithë në gatishmëri për të qenë të aksesueshëm në vendmbrojtjet më të para që mund të ishin më të afërta.  Komunikimet e tjera që na erdhën ishin se të gjitha sulmet  kishin ndodhur në zonat e tjera shumë larg Tel Avivit. Dhomat ku ne ishim akomoduar na jepnin sigurinë që për dy minuta të futeshim në korridoret që ishin të siguruara dhe të fortifikuara për të mos përfshiheshin nga goditjet. Nuk e përjetuam situatën e sulmit për fat të mirë. Shqetësimi ndjehej më shumë se si ne reagonim”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026