“Basti i humbur” i Guardiolës me Palmer, si gaboi tekniku spanjoll
Largimi nga një skuadër si i padëshiruar apo jo i nevojshëm, jo medoemos do të thotë që je i paaftë apo duhet të heqësh dorë nga misioni, por mund të jetë një dritare e re për të treguar veten. Rasti më i mirë është Cole Palmer, i larguar nga Guardiola pasi nuk përshtatej në skemat e tij, ndërsa largimi tek Chelsea, duke zënë dhe vendin e titullarit, bëri që lojtari të shpërthejë. Vetëm 21-vjeçar Palmer është kthyer në liderin e bluve të Londrës, ku edhe në ndeshjen e fundit realiozi 4 gola ndaj Evertonit.
Në këtë pikë ngrihet pyetja, a gaboi spanjolli në largimin e Palmer? Për këtë na vijnë në ndihmë statistikat mbresëlënëse të yllit britanik, që në 4 ndeshjet e fundit ka realizuar plot 9 gola. Aktualisht udhëheq listën e golashënuesve në Premier League, ku ka gjetur 20 herë rrugën e rrjetës dhe ka asistuar 9 herë për shokët e skuadrës, si askush tjetër në ligë. E gjitha kjo me një skuadër me shumë luhatje, pengesa, por dhe doza amatorizmi si ai moment i penalltisë ku Madueke e Jackson luftonin njëri-tjetrin se kush do të ekzekutonte, gjithsesi kjo është cështje tjetër…
Për të qëndruar tek Palmer, në pjesën më të madhe ka luajtur si sulmues i dytë, anësor apo edhe si 9 fallco në rast kur shokët e skuadrës kanë qenë të dëmtuar, por performance ka qenë tejet pozitive. Nëse do t’i hedhim një sy paraqitjeve të tij në 6 ndeshjet e fundit në kampionat e kupë, në 5 prej tyre është zgjedhur njeriu i ndeshjes, duke u vlerësuar nga 8.2 në 10 nga kompanitë e statistikave. Të mendosh që Chelsea pagoi vetëm 40 milionë paundë për shërbimet e tij, që deri më tani e ka fituar betejën jo vetëm me opinionin sportive, por dhe me vetë zbuluesin e tij, Pep Guardiola.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West