“Natën e mirë me burrin tim”, trupa e Teatrit të Vlorës interpretojnë komedinë

16 Prill 2024 | 15:50

Në sallën e teatrit te Gjirokastrës u vu në skenë premiera e komedisë “Natën e mirë me burrin tim” nga trupa e aktorëve të Vlorës.

Artdashësit shoqëruan me të qeshura dhe duartrokitje interpretimin plot talent të aktorëve vlonjatë. Pjesëtarët e trupës nga ana e tyre vlerësuan mikpritjen e ngrohtë të publikut në sallën e teatrit “Zihni Sako”.

“Ne na ka surprizuar shumë publiku i Gjirokastrës dhe jemi ndjerë të mrekulluar dhe pak specialë, sepse dy netë na kanë dhuruar edhe buqeta me lule nuk e kishim pritur pra përtej duartrokitjeve, haresë dhe asaj që ata përftuan na kthyen mbrapsht jo vetëm duartrokitje por edhe lule”, tha aktorja Elona Thonaraj.

“Pritja e publikut ka qenë një magji më vete sepse ishte një publik i ngrohtë, një publik fantastik, ne jemi të gjithë të surprizuar është një eksperiencë shumë e mirë këtu në Gjirokastër dhe nuk lshtë hera e parë që ne vijmë si teatër i Vlorës në Gjirokastër, kemi ardhur dhe herë të tjera dhe gjithmonë e njëjta pritje e ngrohtë dhe fantastike e publikut të Gjirokastrës”, tha aktori Artan Islami.

“Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është pritja e spektatorit të Gjirokastrës, nuk është hera e parë që vij këtu është e treta në fakt me shfaqje dhe janë shumë dashamirës, më ka impresionuar kjo gjë dhe vazhdon të më impresionojë për mirë”, tha aktorja Alba Shtëmbari.

“Dua të them që publiku i Gjirokastrës është gjithmonë shumë publik mikpritës, është shfaqja ime e dytë që jam këtu në Gjirokastër dhe dua të them që janë njerëz shumë dashamirës për artin, për teatrin në përgjithësi dhe jemi ndjerë shumë mirë, jemi ndjerë shumë të vlerësuar”, tha aktorja Loris Sinanaj.

Tradhëtia bashkëshortore tema kryesore e komedisë trajtohet me finesë dhe humor nëpërmjet personazheve të skalitur bukur, situatave e fakteve interesante, si dhe batutave duke i falur shfaqjes elementë argëtues dhe edukativë.

“Kjo komedi këtë mesazh përcjell çdo gjë mund të zgjidhet me dashuri nëse egziston dashuria, mirësia, mirëkuptimi zgjidhen këto probleme dhe nuk është vetëm divorci zgjidhja e këtij problemi,bashkimi është gjithmonë”, tha regjisori Jorgaq Tushe.

Tashmë skena artistike e teatrit në Gjirokastër po mirëpret trupa teatrore dhe artistë nga hapësira mbarëshqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026