Kryebashkiakja e re në Himarë, Vangjel Dule: Teatër hijesh, loja që po bën Rama

1 Prill 2024 | 21:35

Blerina Bala është zgjedhur kryebashkiakja e përkohshme në Himarë.

Këtë e ka komentuar kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ku teksa iu referua arrestimit të Fredi Belerit, tha se kjo histori nisi me rrëmbimin e një personi dhe përfundoi me rrëmbimin e një institucioni.

Mes tjerash, ai hodhi akuza duke shtuar se çdo gjë është në dorën e kreut të qeverisë Edi Rama, dhe se zgjedhja e Balës është kundër Kushtetutës.

“Nuk isha në Himarë, kur u zgjodh kryebashkiakja e re. Është një histori që nis me një rrëmbim personi dhe konkludohet me një rrëmbim institucioni. Ka një qëllim strategjik që ka të bëjë më rrëmbimin e pronës. Historia e nisur  me 6 maj të vitit të kaluar një javë përpara zhvillimit të zgjedhjeve, përfundon me përshëndetjen e uzurpimit të pushtetit të kreut të Bashkisë, me një proces arbitrar dhe të papranueshëm.

Kemi të bëjmë me një teatër hijesh, që janë marioneta që një aktor i lëviz prapa skenës dhe bën zëra të ndryshëm për t’u paraqitur në zëra të ndryshme për t’i paraqitur në karaktere të ndryshme. Pasi mendoi se me arrestimin, rrëmbim të Belerit dy ditë para zgjedhjeve, mendoj se kishte përfunduar lojën. Ai u detyrua të kryejë një akt tjetër më të thellë kundër kushtetueshmëri. Kryetarët e bashkive zgjidhen jo nga kryeministri, por në bazë të Kushtetutës”-tha Dule.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026