Përplasjet për Himarën, Deputeti i PS i jep zgjidhje Belerit në tavolinë: Nëse do…

1 Prill 2024 | 21:43

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca tha në “Now me Erla Mëhillin”, se  Fredi Beleri nuk është rasti i parë i një kryebashkiaku që vihet para drejtësisë, apo burgoset pasi sipas tij ka pasur raste kur janë shkarkuar kryebashkiak në detyrë për t’u përballur me drejtësinë.

Ndreca tha gjithashtu se ka një zgjidhje kushtetuese që Beleri mund të bëjë në këtë situatë, e sipas tij kjo do të ishte dorëheqja.

“Ka një zgjidhje kushtetuese, kjo është dorëheqja. Mund të jepte dorëheqjen e ti jepte një zgjidhje kushtetuese. Por në kushtet ku është kur ka një vendim të gjykatës dhe nëse s’gabohem, ka disa vendime të gjykatës që kanë lënë atë masë sigurie që ka sot zoti Beleri.

Masa që ai ka është konfirmuar disa herë me vendim gjykatë, në këto kushte është e pamundur që ai të betohet, e për rrjedhojë duhet të ketë një zgjidhje ligjore që Bashkia Himarë, të qeveriset. Zgjidhja buron nga një organ i zgjedhur që është këshilli bashkiak.

Në këtë vakum drejtimi sigurisht që kjo është një zgjidhje që qytetarët e bashkisë të marrin shërbimet apo të administrohen në mënyrë të zakonshme nga një kryetar në detyrë, jo i zgjedhur”,-tha Plarent Ndreca.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026