“Këto nuk janë ‘plakat’ e prillit”-Lajda Porja tregon pse nuk përkojnë aktualisht…

17 Prill 2024 | 08:06

Meteorologia Lajda Porja ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për motin, gjatë kësaj jave.

Ajo tha se pavarësisht se moti është përkeqësuar, kjo periudhë nuk përkon me “plakat”. Sipas saj do duhet bërë një studim për të vërtetuar një lidhje shkencore mes prishjes së motit dhe legjendës së plakave, por shtoi ajo “ nga ana statistikore, “plakat” përkojnë me periudhën e shirave të prillit e të marsit”.

“Po ta marrin nga ana kalendarike, nuk përkojnë me “plakat” kjo periudha tani. Gjyshja po më thoshte në shtëpi se periudha e plakave është nga data 11. Historinë e plakave, unë e kam parë për aq vite sa kam unë eksperiencë, përkon me prishjen e kohës në fund të marsit. Ka sipas legjendës një lidhje nga ana statistikore.

Për të folur për plakat nga ana shkencore unë duhet të bëj një studim për të analizuar mitin e plakave. Kjo kërkon punë pasi duhet të analizosh një cikël klime që është 30 vite dhe atëherë ti del më një fakt shkencor që po “plakat” ekzistojnë. Nga ana shkencore unë nuk mund ta them, por nga ana statistikore, kjo periudhë përkon pikërisht me plakat, kjo do të thotë që mund të ketë një lidhje, por duhet studiuar”,-tha meteorologia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024