Kosova bëri bashkë shqiptarët në KiE, deputeti nga Suedia: Radha e Albinit për gol

17 Prill 2024 | 12:18

Deputeti i Suedisë në KiE, Adnan Dibrani tha në një intervistë për Euronews Albania se delegacioni shqiptar dhe të gjithë deputetët shqiptar në KiE e kanë bërë punën e tyre në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Tashmë sipas tij arritja e anëtarësimit të saj është në dorë të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka në dorë “sfidën e tretë të Kosovës” drejt këtij anëtarësimi, i cili mund të ndodh në maj.

“Asambleja e ka bërë punën e vetë së bashku me gjithë grupin e Shqipërisë. Delegacioni i Shqipërisë ka qenë gjithë kohën mbështetës. Tashmë dy sfida janë kryer, sfida e tretë është e Albinit. Siç e kam thënë më herët, portën ia kemi çuar, topi është aty, tani inshAllah po e bën gol”,-tha deputeti Dibrani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026