Anglezi zbret ne Bolonja, Newey te Ferrari?

17 Prill 2024 | 13:20

Adrian Newey u shfaq ditët e fundit në Itali. Dizenjatori më i suksesshëm e rrjedhimisht më i kërkuar në industry është subjket i ofertave nga Ferrari dhe Aston Martin. Në një kohë që lufta për drejtimin e Red Bull po zhvillohet pas kuintave, Newey është kandidat për tu larguar, ashtu si Dr Helmut Marko dhe madje edhe Max Verstappen.

Së fundmi 65 vjecari Newey ka një raport të krisur edhe me Christian Horner. Kontraktualisht Newey është i punësuar te Red Bull deri në vitin 2026 por situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Për ambjentin në Formula 1, të humbasësh Newey’n për Red Bull do të jetë njësoj si të largojë Max Verstappen.

Që Ferrari ka një ofertë të hapur për të kjo dihet prej kohësh, por anglezi e ka refuzuar për shkak se nuk dëshiron të shpërngulë familjen në Itali. Por mbyllja e karrierës në skuderinë historike të cirkuiteve do të ishte kurorëzimi i një historie në Legjendë.

Dhe këtë herë duket se Newey po e mendon seriozisht dhe ditët e fundit ka zbritur në aeroportin e Bolonjës, vetëm 1 orë larg selisë së Ferrarit. Nëse italianët krijojnë binonim Newey-Hamilton për vitin 2025 e në vazhdim, atëherë një epokë e re alla Michael Schumacher do të shfaqet sërish në cirkuit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024