Shqiptari nga Kroacia: Shqipëria e Kosova të na ndihmojnë

17 Prill 2024 | 21:12

Kryetari i unionit shqiptar në Kroaci Esad Çollaku ka komentuar zgjedhjet e sotme në një intervistë për Euronews Albania.

Ai theksoi se duan të kenë një deputet si përfaqësi duke theksuar se duhet të këmbëngulin në katër vitet e ardhshme të bëhen ndryshime kushtetuese në Kroaci.

Mes tjerash ai nënvizoi Kosova dhe Shqipëria duhet të ndihmojë shqiptarët në Kroaci.

“Ne do të kemi një deputet si përfaqësi. Ne duhet të këmbëngulim që në katër vitet e e ardhshme të bëhen ndryshime kushtetuese që të na fusin  në një grup të veçantë nga pakicat autoktone ku do  të kemi të drejtë që shqiptarët të votojnë për shqiptarët. Numri i boshnjakëve është shumë i madh në Kroaci ndërsa numri i shqiptarëve është zvogëluar. Nuk kemi pasur guxim të madh të vlerësojmë votën tonë dhe ulësen tonë në parlament më shumë. Kosova dhe Shqipëria duhet të jetë një urë lidhëze , duhet të jenë sekondare. Primare duhet të jetë populli shqiptar që është në Kroaci”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026