Mungesa e oksigjenit në trup, mjeku tregon shenjat: Përgjumje dhe lodhje kronike
Mjeku Ilir Allkja është shprehur se gjithçka në organizmin e njeriut funksionon për mrekulli kur nivelet e oksigjenit në trup janë optimale.
Komentet Allkja i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se shumë prej sëmundjeve kryesore vijnë nga mungesa e oksigjenit.
Ai tha se shenjat që kemi mungesë oksigjeni në trup janë disa, si përgjumja, lodhja kronike, aftësia për t’u përqëndruar dhe për të përmbushur detyrat ditore.
Sipas mjekut, këto shenja nuk duhen neglizhuar, por duhen adresuar te mjeku si problematika, në mënyrë që të gjendet zgjidhja.
“Gjithçka në këtë jetë funksionon për mrekulli kur nivelet e oksigjenit janë optimale dhe çdo sëmundje vjen pikërisht nga mangësia e furnizimit me oksigjen. Infarkti i miokardit, goditja në kokë, paraliza, të gjitha vijnë nga mungesa e oksigjenit.
Simptomat fillojnë me plgështinë, me paaftësinë për t’u përqëndruar, për të përmbushur detyrat e ditës, me ndjenjën e përgjumjes. Pikërisht lodhja kronike. Detyra e oksigjenit është që të prodhojë në qelizë ATP, që është molekula universale e energjisë. Është karburanti që ne djegim, që merremi me aktivitete. Ne kur jemi të lodhur na mungon ATP.
Nëse kemi mungesë energjie pas një nate pa gjumë, ose pas një infeksioni ose traume, është normale, por nëse kjo është pa arsye, atëherë duhet të adresohen këto simptoma. Duhet të adresojë arsyet e lidhjes kronike”, tha Allkja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta