Pse harrojmë më shumë pas Covid 19? Mjeku Ilir Allkja tregon arsyen kryesore

18 Prill 2024 | 09:57

“Mungesa e oksigjenit në trup” është shkak për një sërë problemesh dhe komplikimesh shëndetësore. Mjeku Ilir Allkjanjë video që ka ndarë në rrjetet sociale ka treguar se si mund ta përmirësojmë nivelin tonë të oksigjenit në trup.

I ftuar në “Good Morning Albanians” në Euronews, mjeku tha se që pas Covid 19, një nga simptomat e zgjatura që po përjetojnë njerëzit është edhe harresa, shumë persona nuk mbajnë mend as gjërat elementare apo harrojnë edhe emrat e personave te njohur.

“Në kohën e pandemisë së Covid 19, kam parë plot pacientë në urgjencë të cilët shfaqnin edhe shumë simptoma neurologjike. Persona të profesioneve dhe moshave të ndryshme kanë nisur të kenë probleme me memorien, nuk mbajnë mend emra, vende, njerëz të ndryshme. Kanë probleme me kujtesën afatshkurtër. Në hulumtimet që unë kam bërë, kam parë që dy janë faktorët kryesorë në sëmundjet degjenerative të trupit. Janë infeksionet virusale të ndryshme, përfshirë dhe Covid 19 dhe mangësitë në oksigjenë”,-tha mjeku Allkja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024