Ndalimi i policëve nga Serbia, Sveçla: Sulm ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishte këtë të enjte në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, foli për ndalimin e policëve nga Serbia.
Ai u shpreh se ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj vet pjesëtarëve të komunitetit serb brenda policisë së Kosovës.
Sipas Klan Kosova, Sveçla ka deklaruar ndër të tjerat së në ceremoninë e ditës së sotme mungon zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankovic i cili dje është ndalur dhe po mbahet pas asnjë arsyetim ashtu siç po mbahen në Serbi edhe katër zyrtarë tjerë policor.
“Ceremonisë së sotme po i mungon zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankovic i cili dje është ndalur dhe po mbahet pas asnjë arsyetim ashtu siç po mbahen në Serbi edhe katër zyrtarë tjerë policor. Ky është një akt i paprecendentë i Serbisë, mes shumë veprimesh e sulmesh drejtuar Policisë së Kosovës”.
“Ky është sulm i drejtpërdrejt i Serbisë ndaj pjesëtarëve të vet komunitetit serb brenda Policisë së Kosovës, të cilët gjejnë vullnetin dhe guximin të na bashkohen në rrugën e përbashkët që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet për vendin tonë”, është shprehur Sveçla.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit