“Sulmi mund të ketë ardhur nga brenda Iranit”, eksperti: Palët s’duan përshkallëzim

19 Prill 2024 | 13:04

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Kreshnik Osmani tha në një intervistë për Euronews Albania se dyshohet se sulmi në bazën ushtarake të Isfahanit të ketë ardhur nga brenda Iranit.

Sipas tij, fakti që disa orë pas sulmit hakmarrës të Izraelit në Iran nuk kemi një kundërpërgjigje tregon se Teherani dhe Telavivi janë të vendosur për të mos e përshkallëzuar situatën.

“Nga Teherani ka një deklaratë nga komandanti i forcës ajrore që ka thënë se trupa të vegjël më të vegjël se dronët kanë goditur. Këtu është pyetja si është kryer goditja taktikisht nga Izraeli duke qenë se distanca me bazën ushtarake të goditur është 1700 km. Ajo që po mendohet është se ose kanë hyrë kontrabandë nga Kurdistani ose nga Azebajxhani, pra janë goditur nga brenda Iranit jo nga jashtë. Për këtë arsye deri në këto momente duket sikur Teherani dhe Telavivi janë të vendosur për të mos e përshkallëzuar situatën dhe kuptojmë se Uashingtoni ka pasur mundësi dhe fuqi të diktojë ritmin e Telavivit dhe Teheranit për mospërshkallëzim të situatës. Nëse tensionet do përshkallëzohen mendohet që çmimet e naftës të shkojnë në 150 dollarë për fuçi dhe kjo do të ishte katastrofë edhe për Biden që është në vit zgjedhor”, tha Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026