Përplasja e fortë Meta-Kryemadhi, eksperti tregon grafikët: Si e morën vëmendjen
Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku bërë një pasqyrim të fjalëve më të kërkuara në google gjatë javës që lamë pas në Shqipëri.
Kallanxhi tha se ndër fjalët më të klikuara janë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Ai shtoi se deklaratat kundër SPAK-ut dhe përplasja politike në Partinë e Lirisë, e kanë çuar vëmendjen e shqiptarëve drejt politikanëve.
Eksperti demostroi dhe grafikët e ndjekjes që kanë pësuar Meta dhe Kryemadhi javën e fundit.
“Ka qenë në qetësi deri më 2 prill. Dhe nga 2 prilli është folur për të gjithë politikanët. Grafiku i Monikës ecën në javën e fundit me ritmin e Ilir Metës, rriten të dy. Javën e fundit Ilir dhe Monika kanë qenë më të kërkuarit në google. Këtu i kemi sipas qyteteve. Interesi më i madh për Metën është në Dibër dhe më pas vijnë të gjithë qytetet. Kjo është harta ku është kërkuar më shumë. Po të shohim dhe fjalët më të kërkuara në google, janë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Pas deklaratave ndodhi qe një nga fjalët më të kërkuara është Ilir Meta facebook, pasi njerëzit e dinë që ai shpërndan në facebook. Më pas kjo ka sjellë dhe rritjen e interesit për politikën dhe kanë përfituar dhe 5 politikanët e tjerë”, tha Kallanxhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut