3 zonat më të prekura nga ndryshimet klimaterike në Durrës
Durrësi është ndër bashkitë e Shqipërisë më të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimaterike.
Ky është përfundimi i projektit “Draft-Plani Lokal i Përshtatjes”, ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Detajet i dha për Euronews Albania Laureta Dibra, menaxhere e projektit.
“Deri në vitin 2050, por edhe më gjerë, në perspektivën e vitit 2100, janë parashikuar ngjarje ekstreme të motit, që lidhen me valët e të nxehtit, po ashtu edhe me shira të rrëmbyeshëm, të cilat çojnë në problemet e erozionit tokësor dhe detar, përmbytjet duke cenuar sigurinë dhe jetën e qytetarëve. Për këtë arsye ne kemi bërë vlerësimin e riskut dhe kemi parë zonat më të nxehta, që janë të impaktuara nga ndryshimet e klimës dhe për këto zona ne kemi identifikuar masat përshtatëse”, tha Laureta Dibra, menaxhere e projektit.
Por cilat janë zonat më të rrezikuara dhe çfarë masash sugjerohen të ndërmerren?
“Zonat më të prekura nga erozioni e përmbytjet janë zona e Kepit të Rodonit, e Bishtit të Pallës, Rrushkullit, Manzës dhe Ishmit. Janë hartëzuar të gjitha zonat në të cilat do të kemi ndërhyrje. Sigurisht që ky plan ka parashikuar edhe masa të buta, që lidhen me kuadrin rregullator dhe institucional me rritjen e kapaciteteve teknike dhe shkencore, pasi është shumë e rëndësishme që këto masa të monitorohen, vlerësohen dhe koordinohen në nivel lokal”, u shpreh ajo.
Qyteti 3000-vjeçar, në një studim të Bankës Botërore, përcaktohej si qyteti më i nxehtë i Ballkanit deri më 2040, si pasojë e ndryshimeve klimaterike që parashikohet se do të ndodhin në 15 vitet e ardhshme.
Prandaj, marrja e masave për të frenuar këto fenomene negative mbetet prioritet i autoriteteve vendore dhe qendrore.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët