Shqiprim Arifi: Njerëzit e Kurtit bashkëpunuan me Vuçiç për të më shkarkuar

21 Prill 2024 | 14:29

Shqiprim Arifi, shqiptari që shërbente si kryetar i Komunës së Preshëvës, është shkarkuar nga detyra me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për Euronews Albania Arifi tha se shkarkimi i tij është nga Vuçiç në bashkëpunim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Ata që e udhëheqin teknikisht komunën e Preshevës janë të gjithë bashkëpunëtorët e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Ka një bashkëpunim Vetëvendosje me partinë e Vuçiç që dihej, por me shkarkimin tim ka dalë në pah në publik. Pa pasur vendosur Vetëvendosja që të marrin pjesë në udhëheqjen teknike nuk do të ishte shkuar deri te shkarkimi im. Është partia e Ardita Sinanit dhe Shaip Kamberit, Ragmi Mustafa, që është i vetmi shqiptar në të gjitha trevat që i ka dhënë mirënjohje Vuçiçit. Tani e kemi një dokument që dëshmon atë që deri tani shihej si teori konspirative. Vuçiç më shkarkoi në bashkëpunim me Kurtin, po më mirë të shkarkohem nga Vuçiç se ta lë pushtetin për shkak të aferave korruptive si të Kurtit në Kosovë”, tha Arifi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026

50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

Gazetari Artan Hoxha këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiu ka zbuluar detaje mbi operacionin e fundit antidrogë të SPAK...
15:21 | 16/06/2026

Artan Hoxha zbulon të dënuarin në qelinë e luksit

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë te premte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka ndarë detaje të reja lidhur me pamjet luksoze nga qelia...
14:33 | 12/06/2026