“Sovraniteti i Kosovës nuk diskutohet”, Sinani komenton zhvillimet e fundit në Veri

21 Prill 2024 | 16:49

Në katër komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po votohet për largimin e katër kryetarëve shqiptarë. Interesimi i qytetarëve për të votuar ishte minimal pasi pak ditë para votimit, Lista Serbe, ftoi për bojkot me arsyetimin se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren”, duke thënë se numri i shqiptarëve në listat e votuesve “ishte rritur”.

Në një intervistë për Euronews Albania, eksperti Arsim Sinani u shpreh se bojkotimi i serbëve në zgjedhje është lajm i keq për serbët por lajm i mirë për shqiptarët e Kosovës.

Sipas tij ajo që është e rëndësishme është se sovraniteti i Kosovës nuk mund të diskutohet më në Veri të Kosovës.

“Serbërt po e bojkotojnë votimin.  Ky është një lajm i keq për serbët dhe lajm i mirë për kosovarët. Me gjasa do kemi vazhdimësi të kryetarëve të komunës deri në nëj zgjidhje tjetër. Kosova po i bën veprimet e duhura institucionale. Dalja e ulët  tregon se Beogradi do të mbajë një situatë të tillë për shkak se  ka pëduar mjaft humbje kohët e fundit në arenën ndërkombëtare.

Ajo që është e rëndësishme është se sovraniteti i Kosovës nuk mund të diskutohet më në Veri të Kosovës. Serbia kërkon ta mbajë të fragmentizuar Kosovën si një lloj kërcënimi dhe inati që ka Vuçiç. Perëndimi nuk po e kupton një gjë që ne me të madhe po ia themi, që duhet të demokratizohet Serbia fillimisht dhe pastaj të lirohet nga barra e madhe që e ka në Ballkan”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026