“Kush i kërcënoi shqiptarët?!”, Goxhaj: Serbët do ta përdorin, Kurti ra në kurth
Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj ka komentuar zgjedhjet e zhvilluara këtë të dielë në Veri të Kosovës.
I ftuar në emisionin “Review” në Euroneës Albania, Goxhaj theksoi se serbët u kërcënuan që të mos bojkotojnë, por sipas tij nuk morën pjesë në zgjedhje as shqiptarët.
Goxhaj shtoi se me referendumin Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës ranë në grackë pasi mospjesëmarrjen e shqiptarëve do e përdorin serbët në favor të tyre.
“Serbia prej disa kohësh flet për çështjen e sigurisë në Veri të Kosovës dhe i bën thirrje të bojkotojnë. I kërcënon dhe më pas serbët bojkotojnë dhe nuk marrin pjesë për shkak se thonë se nuk kanë siguri nga qeveria e Kosovës. Po shqiptarët kush i kërcënoi që të mos dalin? Nesër kjo do të përdoret nga Serbia duke thënë se shiko se dhe shqiptarët ndihen të kërcënuar nga prezenca e madhe e policisë së Kosovës dhe për këtë arsye ata refuzuan të marrin pjesë në këtë referendum. Këtë do e përdorin serbët. Kurti dhe qeveria e Kosovës ranë në kurth në këtë rast. Referendumi ishte gracka”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 20:40 Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
- 20:24 Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili