“Policia e Kosovës e gatshme”, Elshani: Do jemi këtu derisa kutitë të transportohen
Zv. Komandanti i policisë së Kosovës Veton Elshani në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Review” në Euronews Albania, ka treguar procesin zgjedhor në Veri të Kosovës.
Ai theksoi se deri tani nuk ka pasur asnjë incident dhe procesi zgjedhor ka vijuar normalisht, por pavarësisht kësaj ata janë në gatishmëri.
Sipas tij forcat e policisë janë shtuar dhe nëse do ketë ndonjë incident janë të përgatitur që t’i përgjigjen.
“Kemi pas aktivitete ditore të rregullta të cilat janë zhvilluar por që nuk kanë të bëjnë me procesin e votimit. Ne do jemi këtu deri në momentin kur fletët e votimit të transportohen.
Situata është e qetë. Jemi vigjilentë dhe vazhdojmë të mbetemi të tillë. Jemi të përgatitur që në çdo rast të përgjigjemi. Kemi forca të shtuara policie, kemi njësitë speciale që ne i thërrasim kur kemi nevojë për ta. Konsiderojmë se jemi të përgatitur për çdo rast”-tha Elshani.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kam komunikim të zhvilluar me serbët”, Zeqiri: Ne jemi të pranueshëm për ta
- Gazetari Salihu kritikon KQZ-në: Pa ngrohje, pa energji, pa infrastrukturë…
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë