Si një poet anglez si Lordi Bajron u bë një hero kombëtar grek

22 Prill 2024 | 13:24

Poeti britanik Lord Bajron mbërriti në Greqi në prag të Krishtlindjes së vitit 1823 për t’iu bashkuar luftës së vendasve për pavarësi nga Perandoria Osmane. Njëqind ditë më vonë, më 19 prill 1824, ai u sëmur dhe ndërroi jetë nga ethet. Megjithatë sot, dy shekuj pas vdekjes së tij, koha e shkurtër e Bajronit në Greqi e ka bërë atë një nga heronjtë kombëtarë të vendit; një statujë që e tregon atë duke vdekur në krahët e një gruaje që simbolizon Greqinë, qëndron ende në sheshin qëndror të Athinës.

“Pse Bajroni, një nga shkrimtarët më të famshëm dhe më famëkeq të kohës së tij, ishte i gatshëm të jepte jetën për çështjen greke?”-shkruan Wall Street Journal në një artikull kushtuar poetit britanik.

WSJ thekson se lidhja e Lord Bajronit me Greqinë, lidhet me frymëzimin që ky vend i jepte për të shkruar.

Një udhëtim në Epir në vitin 1809 kishte bërë që të publikonte suksesin e tij të parë të madh, poemën e gjatë “Pelegrinazhi i Çajld Haroldit”. Megjithatë, më e rëndësishme ishte se Bajroni ishte nëj radikal në pikëpamjet politike, që identifikohej me një popull të shtypur që luftonte për liri. Në shtëpinë e tij në Angli, ai kishte simpatizuar ludditët – endësit që thyenin tezgjahët e rinj automatikë që i kërcënonin t’i linin pa punë. Në Dhomën e Lordëve, ai foli në emër të “këtyre njerëzve, të cilët tha se i kishte parë të vdisnin nga uria”.

E njëjta tipologji e frymëzoi në përshkrimin e popullit grek në poemën “Pelegrinazhi i Çajld Haroldit”. Bajroni u tall me idenë se grekët duhet “të ishin mirënjohës ndaj turqve për prangat e tyre, dhe ndaj francezëve për premtimet e tyre të pambajtura dhe këshillat e gënjeshtra”.

Armiqtë politikë të Bajronit e kishin dëbuar atë nga Britania. Greqia ofroi një mundësi për t’u hakmarrë kundër shokëve të tij aristokratë duke mbështetur njeriun e thjeshtë. “Dua të bëj një tërheqje parash për të shkuar mes grekëve ose amerikanëve – dhe të bëj diçka të mirë,” i shkroi ai bankierit të tij.

Shumë mbështetës të huaj të lëvizjes greke për pavarësi, të njohur si filo-helenë, përfunduan duke u larguar nga vendi me neveri nga mënyra se si po zhvillohej lufta. Bajroni, për shembull, u nis për të thyer rrethimin osman të qytetit grek të Mesolongjisë me një flotë prej 14 anijesh, të cilat ai i kishte punësuar duke shpenzuar  ekuivalentin e 500,000 dollarëve. Në vend që të dorëzonte paratë për çështjen kombëtare, një kontigjent grekësh të Bajronit vendosën t’i mbanin për vete dhe t’i jepnin lamtumirën kauzës. Bajroni i shkroi një miku se në të ardhmen ai shpresonte se paratë e tij do të viheshin “për qëllime më të mira sesa shlyerja e detyrimeve të prapambetura të flotës që lundrojnë larg”, dhe fajësoi veten se ishte treguar një budalla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026