Përçarja e shqiptarëve në RMV/ Sela: Taravari s’e mbajti dot partinë, pati ndërhyrje
Kreu i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku ka folur për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, që do të zhvillohen nesër.
Ai theksoi se ajo që i ndodhi partisë “Aleanca për Shqiptarët” është fatkeqësi duke shtuar se Arben Taravari nuk diti të mbajë forcën politike.
Mes tjerash ai shtoi se për këtë përçarje ka pasur ndërhyrje nga jashtë.
“Është fatkeqësi ajo që i ndodhi Aleancës për shqiptarët. E kam bërë me shumë vështirësi, por zhvillimet janë të dhimbshme. Partia u shkatërrua. Aleanca për shqiptarët ka qenë promotori i lëvizjeve pozitive që ndodhën në Maqedoninë e Veriut. Pa aleancën për shqiptarët nuk do të hapej perspektiva e re integruese. Pa Aleancën për shqiptarët Maqedonia nuk do ishte pjesë e NATO-s.
Pa aleancën nuk do të kishte ligj për nënshtetësi. Absurdi është që Arben Taravari që nuk diti të mbajë për një vit partinë bashkë, tani po konkurron për president shteti. Nuk diskutohet që ka pasur ndërhyrje nga jashtë. Para disa kohësh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickosk tha se nëse Aleanca për shqiptarët nuk i bashkëngjitet bllokut shqiptar do të ndodh ndarja e Aleancës. Kjo tregon shqetësimin e madh që çdo politikan dhe çdo shqiptar duhet ta ketë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus