Drejtësia kërkon vaksinimin, avokatët: Janë shtyrë 20-30% e gjyqeve gjatë 1 viti pandemi

29 Mars 2021 | 17:11

Aktorët e sistemit të drejtësisë kërkojnë të përfshihen në listat prioritare të vaksinimit. Avokatët thonë për Euronews Albania se ata së bashku me prokurorët e gjyqtarët janë të rrezikuar, ndërkohë që për shkak të COVID-19, rreth 30% të proceseve gjyqësore janë zvarritur.

Ashtu si në çdo sektor tjetër, pandemia ka sjellë pasoja edhe në sistemin e drejtësisë. Dhjetra seanca gjyqësore shtyhen çdo ditë si pasojë e prekjes nga COVID-19 të palëve në procese ndërsa avokatët kërkojnë nga qeveria të jenë në listat prioritare te vaksinimit pas shërbimeve kritike si mjekët, policët apo profesionet e tjera.

Avokati Arbër Hoxha shprehu shqetësimin e tij për faktin për faktin që punonjësit e institucioneve të drejtësisë nuk janë vaksinuar ende, duke vënë në dukje jo vetëm nevojën për t’u mbrojtur nga virusi, por edhe vazhdimin e proceseve gjyqësore.

“Oficerët e policisë gjyqësore, prokurorët, avokatët dhe gjyqtarët, duhet të jenë pjesë e vaksinimit dhe sa më shpejt aq më mirë. Kjo jo vetëm në funksion të mbrojtjes së jetës si qytetar në radhë të parë por edhe në funksion të një interesi të përbashkët që është edhe një nga të drejtat kushtetuese, e drejta për një proces të rregullt ligjor që nënkupton, brenda një afati të arsyeshëm. Kështu që sa më shpejt që të vaksinohen të gjithë aktorët që punojnë në sistemin e drejtësisë aq më shpejt do të zhvillohen proceset gjyqësore”, u shpreh z. Hoxha.

Avokati Edvis Gorishti u shpreh se për shkak të pandemisë janë shtyrë rreth 20% e proceseve gjyqësore, nga subjekte të ndryshme të drejtësisë.   

 “Kemi një vit që nga karantinimi i gjithë vendit, që janë shtyrë proceset, janë zvarritur, kemi pasur shumë problematika në lidhje me sistemin gjyqësor dhe mendoj që është shumë e rëndësishme dhe duhet parë nga ministria e shëndetësisë apo e drejtësisë të bëhet vaksinimi i subjekteve. Janë shtyrë disa herë, herë ka qenë prokurori, herë avokati herë gjyqtari , janë shtyrë në masën 20% ”

Prej një viti sistemi gjyqësor po operon duke zbatuar masat anti-COVID ndërsa seancat gjyqësore zhvillohen pa praninë e publikut dhe mediave. Avokatët thonë po ashtu se me prioritet duhet parë edhe vaksinimi i të burgosurve dhe punonjësve në sistemin penitenciar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026