Abilekaj: Ku po jetojmë? Këta kapen me video intime dhe marrin më shumë vota
Gazetari Enton Abilekaj ishte këtë martë në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania ku tha se për fat të keq në Shqipëri, rezultatet e zgjedhjeve nuk maten dot me një metër demokratik, pasi sa herë ka “skandale” merren edhe më shumë vota.
Ai kujtoi ndër të tjera rastin e video-skandalit në bashkinë e Kuksit, ku kryebashkiaku u filmua duke kryer akt seksual në zyrën e bashkisë dhe sërish në zgjedhjet pas shkarkimit të tij Partia Socialiste fitoi edhe më shumë vota.
“Unë kam merak që njësinë matëse që ne përdorim ta kemi të saktë. Unë po jap një shembull në maj të 1996, zgjedhjet u prishën ishte Berisha president dhe Aleksandër Meksi kryeministër , opozita doli nga zgjedhjet, se u mbyllën kutitë dhe u shpallën rezultatet në disa zona.
U bë një protestë, një ndërhyrje ndërkombëtare. SHBA kërkoi të përsëriteshin zgjedhjet në disa zona, që nuk u përsëritën, u krijua një konflikt mes Berishës dhe SHBA dhe asgjë nuk u zgjidh në 6 nëntor të 1996. Nga ato zgjedhje pritej një reflektim i kësaj. Në vend të reflektimit rezultati doli 80 me 20 për partinë demokratike.
Me metër demokratik nuk e shpjegon dot, nuk ka asnjë logjikë. Sot ne na ndodh që Shukriu kapet me video, Safet Gjici kapet me video, përsëriten zgjedhjet dhe rezultati prap del më i lartë. Kësaj që kemi sot që nuk ka metër demokratik, ne jetojmë sot në një sistem autoritar të një personi të vetëm i cili kontrollon gjithçka dhe nuk njeh as komisionin e zgjedhjeve”,-tha Abilekaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset