“Problemet me Greqinë, të tejkalohen”- ambasadori belg: Zgjerimi, interes i BE

24 Prill 2024 | 16:03

Prej 1 janarit të këtij viti, Belgjika mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Ambasadori i Belgjikës në vendin tonë vlerëson progresin që Shqipëria ka bërë dhe thotë se problemet mes Greqinë duhet të tejkalohen.

“Shqipëria është një nga vendet që ka bërë progres në rrugën drejt BE-së, kështu që urime për këtë. Problemet me Greqinë duhet të tejkalohen dhe ka mënyra të ndryshme për ta bërë. Presidenca belge, apo edhe presidencat e tjera që do të vijnë do të punojnë dhe ndihmojnë në këtë drejtim”, tha ambasadori.

Ambasadori i Belgjikës deklaron se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është interes strategjik i familjes europiane.

“Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor është interes strategjik i Bashkimit Europian dhe sigurisht ne duam të ecim sa më shpejt, por gjithashtu e dimë që procesi i zgjerimit është i bazuar në merita dhe në çështje ku duhet të ketë progres para zgjerimit. Jemi në këtë proces. Për ne nuk është çështje kohe, 5 apo 10 vitesh, por do të jemi bashkë kur të jemi gati”, deklaroi ambasadori.

Akuzat nga disa politikanë në shqipëri ndaj prokurorisë së posaçme, zgjedh që t’i konisderojë si çështje të brendshme të politikës ndërsa thotë se presidenca e bashkimit europian mbështet punën që SPAK po bën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026