Lirohet pas 4 vitesh, i dënuari mesazh të rinjve: Ka plotë rrugë për të punuar

24 Prill 2024 | 17:08

Ka vijuar dalja e të burgosurve nga burgu i Peqinit, pas vënies në zbatim të Amnistisë Penale.

Një i burgosur, i dënuar me 4 vite burg, gjatë fjalës së tij pas lirimit, i ka bërë mesazh të rinjve që të qëndrojnë larg punëve jo të mira, pasi sipas tij, ka plot mundësi në ditët e sotme për t’u shkolluar e punuar.

Ai apeloi gjithashtu që të ketë më shumë drejtësi për të dënuarit, pasi sipas tij, në burgje ka edhe njerëz që vuajnë dënime për çështje të parëndësishme.

“Të kënaqur jemi, falenderojmë politikën shqiptare që mundësoi amnistinë dhe i lutemi të mos japin dënime të rënda për çështje… Pata dënim 4 vite. Të japin mundësira, të japin… Sepse ka edhe gabime, ka edhe të pafajshëm. Kemi parë aty, ka edhe njerëz që për hiç gjë dënohen. Mesazhi dihet për të rinjtë, që t’i japin një mundësi vetes, ka plot rrugë për të punuar, për t’u shkolluar”, tha i liruari nga burgu i Peqinit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026