VIDEO| Rrëzohet shtylla e energjisë elektrike në Tiranë

25 Prill 2024 | 13:54

Një shtyllë e energjisë elektrike është rrëzuar në Tiranë këtë të enjte, duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjetve.

Bëhet me dije se incidenti ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku për pasojë e rrëzimit të shtyllës është dëmtuar një makinë e parkuar aty pranë.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, shtylla është përkulur mbi rrugë, teksa makinat kalojnë mbi fijet e tensionit elektrik.

Ekipi i OSHEE ndodhet në vendngjarje dhe po punon për rregullimin e problematikës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026